Shkëlzen Doli vesh me qeleshe dhe u jep raki instrumentistëve të Vjenës
Violinisti i shquar shqiptar, Shkëlzen Doli, ka dalë pak nga vija tradicionale e koncertit që u mbajt mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve dhe u ka dhënë në sallë muzikantëve austriakë nga një gotë raki e u ka ofruar nga një qeleshe në kokë teksa luanin valsin Danubi Blu të Strauss-it. Komenti i Pandi Laços në TVSh ishte se ai zbardhëlloi të kaltrën e Danubit me qeleshet shqiptare.
Kjo lëvizje i dha një prekje shqiptare koncertit që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë 150 mijë USD aq sa i gjithë buxheti vjetor i Teatrit të Operas.
Koncerti u mbyll me marshin e Radeckit.
Labels: Lajme
